Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me strukturat partiake në Degën e Gostivarit, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, aktivitetet e partisë dhe angazhimi i mëtejshëm politik.

“Në takim është diskutuar edhe për sfidat politike dhe nevojën e angazhimit në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve”, njofton Sekretariati për Informim i PDSH-së.