Një tjetër moment përplasjesh është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në sheshin “Skëderbej” në Tiranë.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet një protestues që i afrohet nga pas një efektivi policie dhe e godet në befasi. Si pasojë e goditjes, efektivi humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë, ndërsa personi që e sulmon largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja është regjistruar në një moment kur situata ishte tensionuar dhe protestuesit po ndiqeshin nga forcat e policisë.


