LSH: Përveç ndëshkimit të dhunuesve duhet edhe përgjegjësi për fshehjen e rastit dhe mosveprim të organeve

Dhuna fizike ndaj dy shqiptarëve nga huliganët maqedonas patjetër që duhet të merr epilog dhe dhunuesit të marin dënimin e merituar. Por, Lidhja Shqiptare vlerëson që nuk mjafton me kaq tanimë që në shesh kanë dalë skandale të tjera po aq të rënda lidhur me këtë rast.
Përgjegjësi ligjore dhe politike duhet të mbajnë edhe ata që fshehën këtë rast, nuk vepruan në kohë, nuk pati reagim dhe tentuan të fshehin këtë rast. Përgjegjësia dhe ndjekja penale duhet të fillojë nga mjeku kujdestar i cili edhe pas një dite ka tentuar të fsheh rastin. Përgjegjësi duhet edhe në strukturën komanduese dhe ekipet kujdestate të SPB Shkup, pasi siç dihet natën e kaluar i gjithë Shkupi ka qenë i vërshuar nga forca policore dhe askush nuk mund të na bind se policët nuk e kanë vërejtur këtë rast, ndërsa kanë vërejtur dhe ndëshkuar vepra që as nuk paraqesin vepër penale, siç janë festa e 28 Nëntorit, rënia e burive, valëvitja e flamurit dhe veprime të ngjashme.
Ky shtet definitivisht për shqiptarët po shndërrohet në një tmerr dhe diktaturë, ndërsa disa shqiptarë rijnë si vasal në kolltuqe vetëm për interesa personale e partiake.
Shqiptarët sot janë më të pambrojtur se kurrë më parë, andaj ky rast nuk është thjesht një incident por një politikë e mirëmenduar dhe organizuar nga aparati shtetëror që ushqen dhe nxit represionin ndaj shqiptarëve.
– Lidhja Shqiptare