Ziadin Sela takon Kryetarin e Bashkisë së Korneuburgut, Christian Gepp: Pushteti lokal në Austri dhe Europë, një model i mirë për vendin tonë

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, së bashku me kolegun tim, deputetin e Parlamentit të Austrisë, Andreas Minnich, sot vizituam Bashkinë e Korneuburgut dhe u pritëm përzemërsisht nga Kryetari i Bashkisë, Christian Gepp, njëherit deputet i këtij distrikti në Parlamentin Shtetëror të landit Niederösterreich.

Diskutuam se si funksionojnë komunat në Austri dhe se si Europa ndihet e përjetohet në jetën e përditshme, në nivel lokal. Takimet personale si ky ndërtojnë ura lidhëse, eksperienca dhe modele nga të cilat mund të përfitojë vendi dhe rajoni ynë.

Më gëzoi fakti që diaspora shqiptare në këtë vend po përparon çdo ditë e më shumë duke kontribuar drejtëpërdrejtë edhe në procese të rëndësishme për komunitetin dhe vendin.