Filipçe publikon foto nga spitali Shtipit, kjo është shëndetësia e Mickovskit dhe Klekovskit!

Ish ministri i shëndetësisë dhe kryetar i LDSM-së, Venko Filipçe përmes një postimi në profilin e tij ka publikuar një foto nga spitali i Shtipit duke akuzuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski dhe ministrin e shëndetësisë Sasho Klekovski për gjendjen e keqe të shëndetësisë, shkruan Top24

Postimi i plotë i Venko Filipçe:

Kjo është pamja e shëndetësisë maqedonase sot, nën drejtimin e Hristijan Mickoskit dhe Sasho Klekovskit. Spitali Klinik në Shtip.

Dhoma të përmbytura, tavane të rrënuara. Kështu trajtohen sot pacientët. Në këto kushte punojnë mjekët.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar këtë katastrofë.

Për tenderë kriminalë ka para, ndërsa për shëndetësinë nuk ka.

Kush do të mbajë përgjegjësi? Apo edhe kësaj radhe fajin do t’ia hidhni dikujt tjetër?