Në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ambasadori Denion Meidani përcolli një mesazh për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, krenarinë kombëtare, respektin dhe unitetin shqiptar, duke dhënë besën se këto vlera do t’u përcillen brezave.
„Këtë gjuhë do t’ua lëmë fëmijëve më të pasur se ç’e gjetëm, këtë flamur do ta mbajmë lart, pa ia ulur askujt të tijin. Kudo që të jemi, do të jemi bashkë“, ishte mesazhi i Meidanit në këtë përvjetor të Pavarësisë.


