Me emrin ”Lëvizja Një’’, sonte u promovua subjekti më i ri politik në Maqedoni të Veriut, në krye të së cilës do të jetë Besim Hoda, i njohur si ish kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në fjalimin e tij, Besim Hoda tha se Lëvizja Një po vjen si pasojë e mosdurimit ndaj padrejtësive që po u bëhen dnër vite shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.


