Inter zyrtarizon rinovimin me Carlos Augusto: E prisja prej kohës, do ta shpërblej sa më mirë besimin

‘E prisja prej kohësh këtë rinovim. Do të shpërblej besimin në mënyrën më të mirë të mundshme’-kjo është ajo që ka thënë Carlos Augusto në momentin kur doli nga selia e Interit duke bërë të ditur zgjatjen e kontratës me Interin. Më pas erdhi edhe komunikata zyrtare e vetë klubir zikaltër.

Me rinovimin e kontratës vjen edhe një rritje e pagës që shkon deri në rreth 3 milionë euro në sezon. Është ky një shpërblim që Carlos Augusto e meritoi në fushën e lojës. Braziliani në këtë sezon ka shfaqur një rendiment konstant dhe ka qenë mbrojtësi më i mirë i Interit. Madje Chivu, për t’i krijuar hapësira, ka lënë shpesh pushim Dimarcon ose ka spostuar Bastonin në qendër të treshes mbrojtëse. Paraqitjet në Serie A dhe Champions League bënë që Carlos Augusto të grumbullohej në kombëtaren braziliane në ndeshjet e fundit të saj.