Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 38-vjeçarit, që ndodhi gjatë fundjavës pranë Liqenit të Smilkovës, në afërsi të Shkupit, raporton televizioni Telma.
Sipas informacioneve fillestare, viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes së madhe, pasi ishte qëlluar në këmbë.

Trupi i pajetë ishte gjetur nga një kalimtar i rastit të shtunën në mëngjes. Në kuadër të hetimeve janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë dhe sistemi “Safe City”.

Telefoni i viktimës ishte gjetur në automjetin e tij.

Motivet e vrasjes dhe identiteti i personit të dyshuar ende nuk janë bërë të ditura.