Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) – Tetovë ka siguruar këpucë të reja pune për punonjësit e sektorit të Parqeve dhe Gjelbërimit, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e tyre gjatë angazhimeve të përditshme, shkruan Top24
Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se kujdesi për punëtorët, siguria dhe krijimi i kushteve më të mira në vendin e punës mbeten ndër prioritetet e institucionit.
Pajisja me veshmbathje dhe këpucë pune synon të lehtësojë punën e ekipeve në terren, të cilat kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe parqeve të qytetit të Tetovës.



