Mickoski nga Brukseli i thotë JO ndryshimeve kushtetuese: Fillimisht kërkon planin për pakicat!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përsëriti në Bruksel se Qeveria nuk do ta ndryshojë Kushtetutën në kushtet aktuale, pavarësisht kërkesave të Bashkimit Evropian.

Para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Mickoski deklaroi se fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për planin e veprimit për pakicat, duke e cilësuar atë si pengesë që duhet zgjidhur para çdo diskutimi tjetër.

Ai tha se Qeveria tashmë ka paraqitur propozimin e saj dhe pretendoi se 26 vende anëtare të BE-së nuk kanë kundërshtime, ndërsa vetëm një shtet është kundër.