Arbër Ademi ia kujton Shasivarit deklaratën për Filkovin: Tradhtitë ndaj shqiptarëve kanë ardhur gjithmonë nga vetë shqiptarët

Sekretari i përgjithshëm dhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj ministrit Jeton Shasivari deklaratën e dhënë kur ministri Flikov ishte kundër provimit të jurispodencës duke shtuar më tej se “Tradhtitë ndaj shqiptarëve kanë ardhur gjithmonë nga vetë shqiptarët”, shkruan Top24

Tradhtitë ndaj shqiptarëve kanë ardhur gjithmonë nga vetë shqiptarët. Mjafton të kujtojmë dy momente historike: dorëzimin e pavarësisë së Shqipërisë nga Asambleja Kushtetuese në vitin 1939 dhe abrogimin e autonomisë së Kosovës nga vetë Kuvendi i Kosovës në vitin 1989.
Rahman Morina mbetet në kujtesën politike të shqiptarëve si një nga simbolet më të njohura të tradhtisë.
Në këtë përbërje qeveritare, Rahmani ka goxha konkurrencë!
P.S. Palo-ministri i Drejtësisë, Sharavari, harxhon shkronja për të kundërshtuar qëndrimin e vet para se të bëhej ministër, kur akuzonte paraardhësin e tij, Filkovin, se gënjente dhe argumentonte se studentët shqiptarë kishin të drejtë kushtetuese dhe ligjore për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Dikur e akuzonte Filkovin e parë se gënjente, ndërsa sot, pas uljes në kolltukun ministror, si Filkov i dytë, mbron pikërisht të njëjtin qëndrim që dikur e kundërshtonte.