Limani dhe Xhaferi festojnë nëntorin me bashkëatdhetarët në Zvicër!

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani i shoqërua nga kryetari i këshillit të komunës së Valdet Xhaferi kanë marrë pjesë në shënimin e Festave të Nëntorit në qytetin e Winterthurit të Zvicrës, ku është pritur nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet, shkruan Top24

Me ftesë të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, Limani, së bashku me kryesuesin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi, është bërë pjesë e aktiviteteve kushtuar Ditës së Alfabetit dhe Ditës së Flamurit Kombëtar.

Përmes një mesazhi, Limani ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin e mërgatës shqiptare, duke vlerësuar rolin e saj në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare.

Ai theksoi se bashkatdhetarët shqiptarë mbeten një urë e fuqishme lidhëse me vendlindjen, duke përfaqësuar denjësisht vendin kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Shënimi i Festave të Nëntorit në Winterthur u shndërrua në një moment bashkimi dhe krenarie kombëtare, duke dëshmuar lidhjen e vazhdueshme të mërgatës me gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar.