Mexhiti: Manastiri bëri që i ai libër i shkruar në Shkodër të lexohet njejtë Shkup e Prishtinë…

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë vizitës në Manastir ka qëndruar edhe në Shtëpinë e Alfabetit, vendin historik ku në vitin 1908 u vendos për alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe.

Mexhiti, përmes një mesazhi të publikuar me këtë rast, theksoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe rolin e tij në ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe unitetit kombëtar shqiptar.

Ai nënvizoi se vendimi për një alfabet të përbashkët bëri të mundur që shqiptarët, pavarësisht kufijve gjeografikë, të komunikojnë përmes së njëjtës gjuhë të shkruar dhe të mbeten të lidhur me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Shtëpia e Alfabetit mbetet një simbol i rëndësishëm i historisë dhe kulturës shqiptare, ndërsa 22 Nëntori është një ditë që rikujton rëndësinë e gjuhës si themel i identitetit kombëtar.