Pensionisti fiton 5 milionë euro në llotari, e zbuloi të nesërmen

Mediat belge kanë raportuar se një pensionist në Belgjikë ka fituar plot 5.000.018 euro në lotarinë kombëtare Lotto, njoftoi të premten Llotaria Kombëtare.

Shuma u fitua në shorteun e së shtunës, më 5 shtator. Zakonisht, i moshuari anonim e ndiqte hedhjen e shorteut drejtpërdrejt në televizor së bashku me bashkëshorten, por këtë herë vendosi t’i kontrollonte rezultatet të nesërmen në mëngjes.

Çifti e verifikoi disa herë biletën, pasi nuk arrinte ta besonte se të gjashtë numrat përputheshin. Vetëm pas konfirmimit zyrtar nga Lotaria Kombëtare, ata u bindën se kishin fituar shumën marramendëse.