Agim Islami, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka komentuar debatet e fundit televizive për këtë rast, duke i ndërlidhur ato me afrimin e zgjedhjeve.
Islami shprehet se qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet e shpeshta dhe se në vend të tyre kërkojnë zgjidhje për problemet e përditshme ekonomike dhe sociale. Ai përmend varfërinë, çmimin e energjisë elektrike, sigurimin e bukës, qiranë, shëndetësinë, arsimin dhe papunësinë.
Në reagimin e tij, Islami vë theks të veçantë te kërkesa për drejtësi në rastin “Alfa”, duke iu referuar periudhës 2008–2026/27 si 18 vite padrejtësi dhe duke kërkuar liri për të dënuarit në këtë rast.
Postimi i plotë:
“Paskan fillu me debatu për rastin Alfa në TV,
Qenka afër zgjedhjet si duket, prandaj u kujtuan!
O politikanë, populli është lodhur me zgjedhjet e juve. Populli do ZGJIDHJE të problemeve, jo ZGJEDHJE, sa herë ju teket juve, hajde shkojmë në zgjedhje!
Populli do zgjidhje për skamjen, për rrymën, për bukën, për qiranë, për spitalin, për shkollën, për rrugën, për djalin që s’ka punë, për babën dhe nënën e vet që s’mund t’ua sigurojë as ilaçet.
Dhe mos harrojmë, populli do Drejtësi!
Xhuma të begatë, miq dhe dashamirë. Zoti e bëftë hajr!
2008–2026/27…
18 vite Padrejtësi
Liri për Rastin Alfa”, ka shkruar Islami.


