Basri Muçolli është ndarë nga jeta, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi të familjes së humoristit të ndjerë, Rasim Thaçi – Cima.
Familja e Cimës ka ndarë një fotografi të dy miqve së bashku, duke kujtuar miqësinë dhe momentet e bukura që kishin kaluar bashkë.
Në mesazhin e tyre, ata kanë shprehur pikëllimin për vdekjen e Muçollit dhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i Basri Muçollit do të bëhet sot, më 20 nëntor 2026, në orën 14:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.


