Guardiola beson te mrekullia e Klopp-it: 100% i bindur për Gjermaninë

Trajneri spanjoll beson se Jürgen Klopp do të rikthejë krenarinë e tifozëve gjermanë për kombëtaren. Pep zbulon edhe marrëdhënien e veçantë me ish-rivalin: miqësi, golf dhe darka së bashku.

“Jürgen ka një karizëm të jashtëzakonshme dhe është një komunikues fantastik. Jam 100% i bindur se gjermanët do të ndihen sërish krenarë për kombëtaren e tyre. Nëse kjo do të mjaftojë për të fituar një Kupë Bote apo një Europian, nuk mund ta parashikojë askush”, deklaroi Guardiola. Pep vlerësoi edhe ndikimin që Klopp mund të ketë te futbollistët, duke theksuar se vetëm prania e tij në dhomën e zhveshjes do të jetë një motivim i madh.

Madje, golfi është kthyer edhe në një temë humori mes tyre. Klopp ka ironizuar më herët se Guardiola e ka përmirësuar handikapin në këtë sport me kalimin e viteve, ndërsa ai vetë nuk ka pasur kohë të merret me të. “Prandaj ai është gjeni dhe unë jo”, ishte batuta e gjermanit. Një marrëdhënie që tregon se edhe rivalët më të mëdhenj në futboll mund të ndërtojnë një miqësi të veçantë jashtë fushës.