Zjarrfikësit e Bogovinës dhe Vrapçishtit në aksion pas erërave të forta, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Bogovinë dhe Vrapçisht po vazhdon angazhimin në terren pas erërave të forta të regjistruara, me qëllim mënjanimin e dëmeve të shkaktuara dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Përmes një njoftimi, nga kjo njësi bëjnë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të plotë dhe po ndërhyjnë në çdo rast ku kërkohet ndihmë dhe mbështetje.

Njëkohësisht, qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të raportojnë menjëherë çdo situatë që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e tyre.

Njoftimi i plotë:

“Pas erërave të forta të regjistruara, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Bogovinë dhe Vrapçisht po vazhdon punën e pandërprerë në terren për të mënjanuar dëmet dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Zjarrfikësit tanë mbeten në gatishmëri të plotë dhe po ndërhyjnë në çdo rast ku kërkohet mbështetje.

Ju lutemi qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të lajmërojnë menjëherë çdo rrezik eventual.”