Bullgaria merr përsipër ndërtimin e të gjithë tunelit hekurudhor në “Deve Bair”

Bullgaria do të marrë përgjegjësinë për ndërtimin e tunelit hekurudhor “Deve Bair”, që do të lidhë rrjetet hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Qeveria bullgare ka miratuar projektprotokollin që parasheh organizimin e tenderëve, realizimin e punimeve dhe mbikëqyrjen e ndërtimit nga pala bullgare.

Tuneli, me gjatësi rreth 2,4 kilometra, do të lidhë Gjushevën me Deve Bairin, duke mundësuar vazhdimin e hekurudhës drejt Kriva Pallankës dhe Shkupit, si pjesë e Korridorit 8.

Dokumenti duhet të nënshkruhet nga ministrat e Transportit të të dy vendeve dhe të kalojë procedurat përkatëse të miratimit përpara se të hyjë në fuqi. VestiMak.