Gara për fronin e FIFA-s, Infantino përballë dy kandidatëve në zgjedhjet e 2027-ës

Sekretariati i Përgjithshëm i FIFA-s ka marrë tre kandidatura të propozuara nga federatat anëtare për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat do të zhvillohen më 18 mars 2027, gjatë Kongresit të 77-të të FIFA-s në Rabat të Marokut.

Pas thirrjes për zgjedhje të bërë nga Këshilli i FIFA-s më 29 prill 2026, tre emrat e propozuar për të kandiduar për postin e presidentit janë:

  • Philippe Diallo

  • Gianni Infantino

  • Kohzo Tashima

Emrat janë renditur sipas rendit alfabetik të mbiemrit. Në përputhje me Rregulloren e Qeverisjes së FIFA-s, kandidaturat i janë përcjellë Komisionit Zgjedhor, i cili do të shqyrtojë dokumentacionin dhe do të marrë vendimin për pranimin ose jo të kandidatëve.

Në bazë të Statutit të FIFA-s dhe kalendarit zgjedhor, federatat anëtare do të njoftohen për emrat e kandidatëve të propozuar dhe të pranuar zyrtarisht jo më vonë se më 18 shkurt 2027. Procedurat që rregullojnë zgjedhjet presidenciale të FIFA-s përcaktohen në Statutin e FIFA-s dhe në seksionin IV të Rregullores së Qeverisjes së këtij institucioni. Detaje të tjera për zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë publikuar në qarkoren nr. 1962.