Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët: Lufta bërthamore nuk fitohet dhe s’duhet të ndodhë kurrë

Presidentët e SHBA-së, Donald Trump, Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar një takim trepalësh në Shenzhen të Kinës, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes tri fuqive të mëdha dhe sfidat kryesore të sigurisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit, liderët diskutuan për çarmatimin bërthamor, parandalimin e konflikteve dhe stabilitetin global. Ata theksuan rëndësinë e dialogut dhe përgjegjësinë e veçantë që kanë vendet e tyre për ruajtjen e paqes.

Trump e cilësoi takimin si historik, duke deklaruar se tri vendet kanë shumë çështje për të diskutuar. Ndërsa Xi Jinping theksoi se bashkëpunimi mes fuqive të mëdha nuk është çështje zgjedhjeje, por një domosdoshmëri.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu marrëdhëniet ekonomike, siguria energjetike dhe roli i institucioneve ndërkombëtare. Megjithatë, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Iran nuk u trajtuan konkretisht në deklaratën e përbashkët.

Takimi shënon një moment të rëndësishëm diplomatik në marrëdhëniet mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit.