Skandal me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet: Katër të arrestuar, në aksion edhe policia e Maqedonisë!

Katër persona janë arrestuar në Republikën Srpska, në Bosnjë-Hercegovinë, nën dyshimin se kanë shfrytëzuar seksualisht fëmijë përmes internetit, duke i nxitur të krijojnë materiale me përmbajtje eksplicite.

Sipas policisë, të dyshuarit kontaktonin të mitur në rrjetet sociale, u dërgonin fotografi dhe i nxisnin të prodhonin materiale të abuzimit seksual.

Arrestimet u realizuan në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Mozaik 2026”, në bashkëpunim me Europolin dhe policitë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Gjatë kontrolleve në pesë lokacione, policia sekuestroi telefona celularë, laptopë, pajisje USB, karta memorieje dhe pajisje të tjera elektronike që mund të shërbejnë si prova.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale të shfrytëzimit të fëmijëve për pornografi