Me ftesë të kancelarit Merz/ Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në takimin e nivelit të lartë

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.

Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, merr pjesë sot në takimin e nivelit të lartë, që zhvillohet në Berlin.

Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.