Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

Ministri i Transportit, Nikoloski, bëri të ditur se ndryshimet ligjore janë në fazë të avancuar dhe prezantimi i tyre pritet të bëhet gjatë muajit dhjetor.

Në përgatitjen e ligjit do të përfshihen edhe ekspertë nga Komuniteti Evropian i Transportit, me qëllim që të shfrytëzohen përvojat e vendeve më të zhvilluara evropiane.

Sipas ministrit, sistemi i ri do të jetë më i drejtë për drejtuesit e automjeteve, pasi secili do të paguajë vetëm për distancën që ka përshkuar realisht, në vend të tarifave fikse që paguhen aktualisht në pikat e pagesës.