Rreth 500 punëtorë të kompanive “Fakom” dhe “Beton” në Shkup po përballen me pasiguri ekonomike për shkak të pagave dhe kontributeve të papaguara. Sindikatat e Industrisë, Energjetikës dhe Minierave dhe të Ndërtimtarisë protestuan para Gjykatës Civile në Shkup, duke kërkuar përshpejtimin e procedurave të falimentimit, të cilat janë shtyrë disa herë.
Punëtorët e “Fakom”-it thonë se prej dhjetë muajsh nuk kanë marrë paga, sigurim shëndetësor dhe kontribute. Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndërruar jetë edhe katër kolegë. Sindikatat kërkojnë nga gjykata dhe institucionet kompetente të veprojnë pa vonesa, në mënyrë që punëtorët të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre.


