Ali Ahmeti merr pjesë në promovimin e librit “Kosova, lufta e heshtur” të diplomatit Zef Mazi në Tetovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kosova, lufta e heshtur”, të autorit dhe diplomatit Zef Mazi, i cili u organizua nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, shkruan Top24

Me këtë rast, Ahmeti vlerësoi rëndësinë e veprës, e cila trajton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke ndriçuar dimensionin diplomatik të çështjes së saj gjatë viteve 1991–1999.

Libri sjell dëshmi dhe përvoja të rëndësishme nga diplomati Zef Mazi, duke dokumentuar përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, angazhimin diplomatik dhe rolin e faktorit ndërkombëtar në rrugëtimin drejt lirisë.

Çlirimi i Kosovës ishte rezultat i një angazhimi të gjithanshëm, ku lufta e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndërthur me përpjekjet politike dhe diplomatike në arenën ndërkombëtare.

Promovimi i këtij botimi në Tetovë përbën një mundësi të rëndësishme për të rikthyer në vëmendje zhvillimet historike të asaj periudhe dhe për të ruajtur kujtesën kolektive mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

 

Me kënaqësi mora pjesë në promovimin e librit “Kosova, lufta e heshtur”, të diplomatit Zef Mazi, në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Zef Mazi, diplomat me përvojë të gjatë dhe njohës i thellë i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në diplomacinë shqiptare dhe në përfaqësimin e interesave kombëtare në arenën ndërkombëtare. Përvoja dhe dëshmitë e tij përbëjnë një vlerë të veçantë për historiografinë dhe kujtesën tonë kombëtare.
Ky libër ndriçon dimensionin diplomatik të çështjes së Kosovës gjatë viteve 1991-1999, përpjekjet për ndërkombëtarizimin e saj dhe rolin e faktorit ndërkombëtar në rrugëtimin drejt lirisë.
Çlirimi i Kosovës ishte rezultat i ndërthurjes së luftës së armatosur të UÇK-së me përpjekjet politike dhe diplomatike. Ky botim është një kontribut i çmuar në dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës sonë historike.