Zbulimi i papritur në shtëpinë e gjyshit të ndjerë, 34-vjeçarja lajmëron menjëherë policinë

Një 34-vjeçare nga Shkupi ka njoftuar policinë pasi në shtëpinë e familjes, në zonën e Bit Pazarit, ka gjetur një pistoletë dhe municion që i përkisnin gjyshit të saj të ndjerë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për një pistoletë të markës „Beretta“, një karikator dhe fishekë.

Rasti është raportuar në SPB Shkup më 16 nëntor, rreth orës 14:30. Policia ka sekuestruar armën dhe municionin për procedura të mëtejshme.