“Ditët e Alfabetit 2026”, Sulejmani diskuton rëndësinë e teksteve shkollore cilësore

Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Gjendja e teksteve shkollore në RMV”, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të manifestimit “Ditët e Alfabetit 2026”.

“ Ishte kënaqësi të jem mes studiuesve dhe profesorëve, me të cilët ndamë mendime për rëndësinë e teksteve shkollore cilësore dhe për pasqyrimin e duhur të gjuhës, historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore në arsim.

Përgëzoj organizatorët për këtë konferencë dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona gjuhësore e kulturore”, ka shkruar Sulejmani.