Një i punësuar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim është arrestuar në një aksion të përbashkët të policisë dhe Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, nën dyshimin për veprën penale “marrje ryshfeti”.
Drejtori i institucionit, Stojançe Angelov, bëri të ditur se disa ditë më parë një qytetar e kishte njoftuar se një këshilltar për planifikim urbanistik i kishte kërkuar 500 euro në këmbim të një mendimi pozitiv, të nevojshëm për ndërtimin e një objekti.
Angelov e përshëndeti aksionin policor dhe u bëri thirrje qytetarëve që çdo rast të keqpërdorimit apo kërkesë për ryshfet nga të punësuarit në këtë institucion ta denoncojnë tek organet kompetente.


