Gjendet alpinisti 62-vjeçar i zhdukur në afërsi të Prilepit pas kërkimeve disaorëshe

Pas gjurmimit disaorësh, sot në orën 10:15, në fshatin Kalen, në rajonin e Mariovës, u gjet alpinisti 62-vjeçar i cili u zhduk gjatë ecjes në afërsi të fshatit Lenishte, komuna e Peilepit. Në aksion u përfshinë nëpunës policorë, ekipi i NJTZ Prilep, QRMK Prilep dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim – Prilep, me koordinim të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), kumtoi QMK.

Ngjarja, siç thonë nga QMK, ndodhi pje në orët e pasdites, kur personi, pas rrëzimit dhe humbjes së vetëdijes, në orën 16:47 është paraqitur në numrin e telefonit për raste urgjente, 112, me qëllim që ta konfirmojë lokacionin e saktë se ku ndodhet. Mëpas ka cekur se ndodhet mes fshatit Lenishte dhe manastirit mbi fshat.

Gjatë tërë aksionit,l shtojnë, Qendra për menaxhim me kriza vazhdimisht e ka koordinuar gjurmimin dhe komunikimin mes institucioneve kompetente dhe shërbimeve të përfshira në aktivitetet në terren, me qëllim të ndërmarrjes me kohë të masave të nevojshme dhe zbatimit efikas të aksionit.

“Pas gjurmimit disaorësh, sot në mëngjes personi u gjet në fshatin Kalen, në rajonin e Mariovës. Menjëherë pas gjetjes, ekipi i policisë kufitare u nis në terreen me qëllim që ta marrë dhe ta sjellë në mënyrë të sigurt”, ceket në kumtesën e QMK-së.