Ukraina godet infrastrukturën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë, Moska njofton kufizime në qarkullim

Ukraina ka goditur urën që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska, duke sjellë kufizime në qarkullimin e trenave dhe automjeteve në këtë infrastrukturë strategjike.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i autoriteteve lokale të emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, përmes një postimi në Telegram.

“Armiku ka goditur urën e Krimesë. Si rezultat, trafiku do të jetë i kufizuar, me shumë mundësi deri në mesditë”, shkroi Aksyonov, duke shtuar se “të gjitha shërbimet e nevojshme” janë mobilizuar.