Fatmir Tresi zgjidhet kryetar i Degës së PDSH-së në Tetovë

Fatmir Tresi është zgjedhur unanimisht kryetar i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Tetovë.

Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit Zgjedhor të degës, ku krahas kryetarit të ri u zgjodh edhe përbërja e re e kryesisë. Me këtë vendim, PDSH synon të fuqizojë organizimin dhe funksionimin e strukturave partiake në Tetovë.