Kontesti kufitar mes Kroacisë dhe Malit të Zi ka shkaktuar sërish tensione diplomatike

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka paralajmëruar se Mali i Zi nuk do të mund të mbyllë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk pranon parimet e Komisionit Badinter për përcaktimin e kufijve. Sipas këtyre parimeve, kufijtë e ish-republikave jugosllave duhet të shërbejnë si bazë për kufijtë ndërkombëtarë të shteteve të reja.

Qeveria e Malit të Zi (kabineti i kryeministrit Milojko Spajiç) a përgjigjur se nuk i kundërshton parimet Badinter, por kërkon që më parë të përcaktohet saktësisht ku kalonte kufiri ndërrepublikues në kohën e Jugosllavisë. Sipas tyre, në zonën e kontestuar ajo vijë kurrë nuk është përcaktuar plotësisht.

Podgorica propozon një qasje me dy hapa:
1. Të vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta dypalëshe.
2. Nëse nuk arrihet marrëveshje brenda një kohe të arsyeshme, të kërkohet ndihma e një institucioni ndërkombëtar.

Pika më e ndjeshme e kontestit është gadishulli Prevlaka (në hyrje të Gjirit të Kotorrit, afër Dubrovnikut). Kroacia e kontrollon pjesën tokësore dhe e konsideron atë të padiskutueshme, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për kufirin detar. Që nga viti 2002 zbatohet një regjim i përkohshëm.

 

Përveç kufirit, ka edhe çështje të tjera të hapura midis dy vendeve (anija shkollore “Jadran”, dëmshpërblimet, personat e zhdukur, krimet e luftës, çështjet pronësore), të cilat Kroacia i lidh me progresin e Malit të Zi drejt BE-së.

Mali i Zi thekson se nuk ka pretendime territoriale ndaj Kroacisë dhe se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë integrimin evropian.