Bitcoin bie nën 70 mijë dollarë, shënon nivelin më të ulët në tre muajt e fundit

Bitcoin ka rënë sot nën 70 mijë dollarë, duke shënuar nivelin më të ulët që nga mesi i gushtit, pasi rritja e të ardhurave të obligacioneve ushtroi presion mbi aktivet që nuk gjenerojnë kthim, transmeton Anadolu.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 7.2 për qind për t’u tregtuar me 68.143 dollarë që nga ora 09:00 GMT, duke u luhatur midis nivelit më të ulët 24-orësh prej 67.653 dollarësh dhe një maksimumi prej 73.638 dollarëve. Ajo ka humbur 33.8 për qind që nga fillimi i këtij viti.

Kapitalizimi total i tregut i të gjitha kriptomonedhave u tkurr 5.8 për qind në 2.3 trilionë dollarë. Kriptomonedha e dytë më e madhe, Ethereum, gjithashtu ra 6.5 për qind gjatë 24 orëve të fundit për t‘u tregtuar në reth 1.610 dollarë.

Të ardhurat e thesarit u rritën pas të dhënave më të forta se sa pritej për inflacionin në SHBA, ndërkohë që presionet e vazhdueshme të çmimeve u përkeqësuan nga çmimet e larta të naftës. Komentet e ashpra nga zyrtarët e Rezervës Federale nxitën më tej shqetësimet e tregut, me disa politikëbërës që sugjerojnë se një rritje e normës me 50 pikë bazë mund të garantohet.

Ndërkohë, demokratët siguruan fitoren në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, duke marrë kontrollin e të dy dhomave të Kongresit Amerikan duke filluar nga viti i ardhshëm. Rezultati i zgjedhjeve ngriti pritjet e investitorëve për rritjen e kontrollit rregullator të industrisë së kriptove.