Laboratorët e Mikrobiologjisë në kuadër të Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë dhe njësisë në Gostivar kanë përpunuar mbi 40 mijë mostra biologjike gjatë vitit 2026, duke ofruar shërbime diagnostikuese për qytetarët dhe institucionet shëndetësore të të dy rajoneve.
Sipas njoftimit të Shaqir Zulbearit, Departamenti i Mikrobiologjisë, përmes bashkëpunimit të laboratorëve në Tetovë dhe Gostivar, ka ofruar analiza mikrobiologjike për mjekët amë, specialistët, Spitalin Klinik të Tetovës, Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, si dhe institucione të tjera shëndetësore.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe Mikrobiologjisë Molekulare dhe Diagnostifikimit, ku përmes metodave moderne, përfshirë teknologjinë PCR, mundësohet identifikimi më i shpejtë dhe më i saktë i agjentëve infektivë.
Postimi plotë :
Shëndeti juaj, përkushtimi ynë, çdo ditë!
Departamenti i Mikrobiologjisë – Qendra për Shëndet Publik, Tetovë dhe në Gostivar
Laboratorët e Mikrobiologjisë në Tetovë dhe Gostivar, si pjesë e rrjetit të Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë, me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, kontribuojnë çdo ditë në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit publik.
Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm të të dy laboratorëve, ofrohen shërbime dhe analiza mikrobiologjike për qytetarët, institucionet shëndetësore dhe profesionistët mjekësorë të rajonit të Tetovës dhe Gostivarit.
Një rol të veçantë në këtë veprimtari ka Mikrobiologjia Molekulare dhe Diagnostifikimi, e cila mundëson diagnostikimin bashkëkohor të sëmundjeve infektive përmes teknikave moderne molekulare, përfshirë PCR dhe teknologji të tjera të avancuara laboratorike. Këto metoda kontribuojnë në identifikimin e shpejtë dhe të saktë të agjentëve infektivë dhe në mbështetjen e vendimmarrjes klinike.
Rezultate që dëshmojnë përkushtimin tonë – 2026
Gjatë vitit 2026, në kuadër të laboratorëve të Mikrobiologjisë Mjekësore në Tetovë dhe Gostivar, janë pranuar dhe përpunuar mbi:
40.000+ mostra biologjike dhe materiale për analiza mikrobiologjike.
Këto mostra janë pranuar nga:
– Mjekët amë dhe mjekët specialistë nga Tetova dhe Gostivari;
– Spitali Klinik i Tetovës;
– Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit;
– Reparte të ndryshme spitalore dhe institucione të tjera shëndetësore.
Ndërkohë, Sektori i Mikrobiologjisë Sanitare në Tetovë dhe Gostivar ka realizuar së bashku rreth:
10.000 analiza dhe ekzaminime të materialeve sanitare, duke kontribuar në kontrollin dhe monitorimin mikrobiologjik të ujit, ushqimit dhe mjedisit.
Qendra për Shëndet Publik – Tetovë
Profesionalizëm në çdo analizë. Përgjegjësi në çdo rezultat. Përkushtim për shëndetin e të gjithëve!
https://www.facebook.com/share/r/1F9gwHpq6F/?mibextid=wwXIfr


