Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot, më 12 nëntor 2026, do të marrë pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në Dublin të Irlandës. Në këtë takim, që zhvillohet në kuadër të kryesimit irlandez të Këshillit të Bashkimit Evropian, pritet të marrin pjesë më shumë se 50 krerë të shteteve dhe qeverive evropiane, si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Takimi do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministri i Irlandës, Micheal Martin.


