Mislimi: BDI mund të dobësohet, VLEN-i të ritet!

Gezetari dhe publicisti, Rami Mislimi përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar deklaratat e sotme të kryeminstrit Hristjan Mickovski rreth asaj se nëse do të ketë zgjedhjet të parakohshme ose jo. Sipas Mislimit, Mickovski duket që nuk është i interesuar për zgjedhje ndërsa deklaratat e tij të më parshme i vlerëson si qasje provokative ndaj opozitës, shkruan Top24

Në postimin e tij Mislimi më tej thekson se “Nëse zgjedhjet do të mbahen të rregullta pra në 2028 BDI mund të dobësohet shumë, ndërsa VLEN-i të rritet! Nëse mbahen nē prill 2027 sipas anketave janë baraz!”.

Ai më tej shton se kryeminstri Mickovski edhe sot dëshmoi se e parapëlqen VLEN-in në qeveri dhe pikërisht për këtë ai ia dha dokumentin për Altabankln si dëshmi se e ardhmja mund të jetë VMRO-VLEN.

Postimi i plotë i Rami Mislimit:

Nëse zgjedhjet do të mbahen të rregullta pra në 2028 BDI mund të dobësohet shumë, ndërsa VLEN-i të rritet!
Nëse mbahen nē prill 2027 sipas anketave janë baraz!
Kryeministri Mickoski sot e dëshmoi se në të ardhmen e do VLEN-in në qeveri. Sot VLEN-it ia dha dokumentin e ALTA Bankēs njē dëshmi se edhe ardhmja mund të jetë VMRO – VLEN.
BDI vazhdon të besoj se Fatmir Limani është çelësi për në Qeveri!