Elektro Distribucioni i Maqedonisë së Veriut për ditën e Enjte më 12 nëntor 2026, ka njoftuar se janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në rajonin e Tetovës, shkruan Top24
Sipas njoftimit, nga ora 09:30 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Nerasht.
Nga ora 09:30 deri në 14:30, ndërprerje do të ketë në objektet në Reçicën e Vogël, në afërsi të rrugës “169”.
Nga ora 09:45 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbeten objektet në lagjen Drenovec, në afërsi të vreshtave.


