Sot takimi Mickoski – Kasami – Mexhiti në Qeveri: Çka do të bisedohet?!

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohet takimi midis kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me krerët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

Siç bëjnë të ditur burime partiake për INA, ky takim është një përpjekje për të rikonfirmuar stabilitetin e shumicës qeverisëse dhe ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë.

Mickoski sot e deklaroi takimin si pjesë të rutinës së punës, dhe se ai konfirmoi se në rendin e ditës do të jenë ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të drejtimit të institucioneve shtetërore.

Kreu i ekzekutivit hodhi poshtë çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.