Inteligjenca artificiale pritet të ulë rrezikun e korrupsionit në tenderët publikë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Prokurime Publike synojnë digjitalizimin e sistemit dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të rritur transparencën dhe për të ulur rrezikun e korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

Ndryshimet janë pjesë e Agjendës së Reformave dhe parashikojnë zgjerimin e kompetencave të Byrosë për Prokurime Publike me mjete digjitale dhe inteligjencë artificiale.

Stojanoski tha se synimi është lehtësimi i procedurave të tenderimit dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve shtetërore.