Mbi 200 mijë qytetarë kanë përdorur internetin falas në 72 lokacione publike në 64 komuna të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania.
Rrjeti Wi-Fi ofron shpejtësi deri në 200 Mbps, ndërsa deri tani janë shfrytëzuar mbi 115 terabajt të dhëna.
Euroambasadori Mihail Rokas theksoi nevojën për zgjerimin e internetit në zonat rurale dhe malore, ndërsa ambasadorja gjermane Petra Dreksler vlerësoi se qasja në internet duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, paralajmëroi mundësinë e zgjerimit të projektit edhe në Shën Naum, Liqenin e Dibrës, Mavrovë dhe Kokino.


