Ky vit mund të jetë i katërti radhazi më i nxehtë në histori, siç paralajmëron një raport i Organizatës Botërore të Meteorologjisë.
Temperatura mesatare globale u rrit me 1.47 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial, një ecuri që konfirmon se periudha që nga viti 2023 përbën katërshen më të nxehtë të regjistruar që nga fillimi i matjeve në vitin 1850.
Rekordin e më të nxehtit e mban 2024-a.
Ngrohja e shkaktuar nga gazrat serë po përforcohet këtë vit edhe nga fenomeni natyror “El Niño”.
Ndikimi më i madh i këtij fenomeni parashikohet të ndihet vitin e ardhshëm, çka mund të sjellë një tjetër rekord temperaturash përgjatë vitit 2027.
Pasojat mbeten shkatërruese në mbarë botën, me dhjetëra mijëra viktima nga i nxehti në Europë, thatësira të rënda, shkrirje rekord të akullnajave dhe rritje të nivelit të deteve.
Përballë këtij realiteti kritik, liderët botërorë dhe negociatorët po mblidhen në samitin e klimës në Turqi për të diskutuar masa urgjente përshtatjeje.


