Gara për presidencën e FIFA, shfaqet emri i ish trajnerit legjendar të Arsenalit si alternativë e Infantinos

Në marsin e vitit të ardhshëm do të bëhen zgjedhjet presidenciale në FIFA me presidentin aktual Gianni Infantino që do të kërkojë të fitojë mandatin e tij të katërt. Por zvicerani nuk do të jetë i vetëm në këtë garë dhe së fundmi është shfaqur edhe emri i Arsene Wenger.

Sipas të përditshmes L’Equipe, ish trajneri legjendar i Arsenalit ka parë se kohët e fundit zërat që i kërkojnë të bëjë një hap para janë bërë unanumë dhe tani ai po mendon për të kandiduar për postin e presidentit.

Që nga 2019, Arsene ëenger punon në FIFA si drejtor i zhvillimit global të futbollit. Ai ka propozuar dhe atë që njihet si ‘Ligji ëenger’ dhe që dëshiron të revolucionojë rregullin e pozicionit jashtë loje dhe që po testohet në futbollin kanadez. Po kështu ëenger ishte një prej ideatorët e Botërorit U15 që u zhvillua në mënyrë të suksesshme në Baku kohët e fundit.

Që pas Kongresit të FIFA të mesit të muajit të kaluar ku u bë e qartë kundërshtia e UEFA ndaj Infantinos, qeveria e futbollit evropian po kërkon një kandidat që të rivalizojë zviceranin për postin e presidentit të FIFA. Tani ish trajneri francez po mendon për të marrë vendimin përfundimtar dhe mund të japë përgjigjen e tij javën e ardhshme.

Arsene ëenger është profili që i pëlqen UEFA, por nuk është i vetmi kandidat që organizmi më i distancuar nga Infantino po mendon që ta paraqisë në zgjedhjet që do të mbahen në 18 mars të 2027 në Rabat të Marokut. Kandidatët kanë afat deri në 18 nëntor që të zyrtarizojnë kandidaturat e tyre e për më tepër është e nëvojshme që të kenë mbështetjen formale të 5 nga 211 federatat anëtare të FIFA.