Dioni zbulon arsyen që mendon se e penalizoi në BBVK5 – flet në “Big Talk” (VIDEO)

Në intervistën e tij të parë ekskluzive pas largimit nga shtëpia, në emisionin “Big Talk” ishte i ftuar Dioni, i cili u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5.

Dioni foli për eksperiencën e tij dhe arsyet që, sipas tij, ndikuan në eliminimin e parakohshëm.

I pyetur nga moderatorja Loredana se çfarë mendon se e penalizoi gjatë qëndrimit në shtëpi, Dioni theksoi se vështirësitë me gjuhën shqipe e penguan të shprehej lirshëm.

“Puna gjuhës m’vinte pak vështirë me u shpreh, se në kry e disha çka po du me thanë, po nuk e disha qysh duhet me shpreh mirë”, u shpreh mes tjerash ai.

Ndërkohë, opinionisti Vlorijan Halili vlerësoi se Dioni ishte një banor i vërtetë, por se mungesa e rrjedhshmërisë në gjuhën shqipe mund ta ketë penalizuar.

“Dioni s’ka pasë lojë, ai ka qenë i vërtetë brenda. Sikur ta kishte ditë shqipen rrjedhshëm dhe krejt termat që i përdorin ne në përditshmëri, ish kanë shumë ma mirë gjatë kohës në Big Brother”, tha Halili.

Ndërkohë opinionistja Sara Kolami theksoi se Dioni nuk ishte plotësisht i përgatitur për këtë eksperiencë dhe se eliminimi i tij mund të ketë qenë edhe çështje fati.

“Nuk ishte i përgatitur, kujtonte që kishte më shumë kohë… ishte edhe çështje e fatit”, u shpreh Kolami.

Për më shumë detaje nga intervista e Dionit, ndiqeni videon e mëposhtme: