Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në prag të 8 nëntorit dhe zgjedhjeve për Këshillin Nacional Shqiptarë të Preshevës ka apeluar që gjatë ditës së nesërme të dalin në mënyrë masive ti përgjigjen zgjedhjeve pasi që “çdo votë është një zë për dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkruan Top24
Të dashur shqiptarë të Luginës së Preshevës,
Lugina e Preshevës është pjesë e pandashme e trungut tonë kombëtar, me histori, sakrificë dhe qëndresë të veçantë në rrugën e ruajtjes së identitetit shqiptar.
Nesër, më 8 nëntor, ju ftoj të dilni masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Kjo nuk është vetëm një e drejtë vote, por edhe një përgjegjësi kombëtare. Është mundësi për ta dëshmuar unitetin, për ta forcuar zërin politik e institucional të shqiptarëve dhe për të mbrojtur gjuhën, arsimin, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Çdo votë është një zë për dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mos lejoni që zëri juaj të mungojë aty ku vendoset për të ardhmen tuaj. Dilni votoni, sepse Lugina ka nevojë për përfaqësim të fortë, dinjitoz dhe me përgjegjësi kombëtare!
Me respekt e përkrahje vëllazërore,
Ali Ahmeti
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim



