Një prej simboleve më të njohura të kryeqytetit ka fituar pamje të re gjatë orëve të mbrëmjes, pas përfundimit të projektit për ndriçimin arkitekturor.
Përurimi u bë të premten mbrëma, në prani të kryetarit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, zëvendëskryeministrit Bekim Sali, ambasadorit turk Alper Aktaş dhe përfaqësuesve të Komunës së Esenlerit dhe Halkbankës.
Projekti është realizuar me mbështetjen e Komunës së Esenlerit nga Turqia dhe Halkbankës, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Përveç Urës së Gurit, ndriçim të ri kanë marrë edhe Ura Syri dhe ura pranë Teatrit Popullor Maqedonas.
Ndërkohë, pas inaugurimit, debat shkaktoi mungesa e gjuhës shqipe në tabelën informuese pranë urës. Pas reagimeve, tabela është hequr për t’u rishikuar dhe për t’u përfshirë edhe shqipja.


