Huzeir Mustafi: Maksim Dimitrievski, “patriot” me bateri kineze!

Maksim Dimitrievski mund ta lëshojë Qeverinë, sepse e di se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Çështja e provimit të jurisprudencës i duhet për ta përdorur në fushatë, për të luajtur rolin e „patriotit të madh“. Por, patrioti i madh në fakt është patriot me bateri prej Kinës.

Çfarë tjetër do t’u thoshte votuesve në fushatë? Do ta rikthejmë emrin e shtetit? Do t’ju sigurojmë transport publik falas? Do ta rregullojmë sheshin e qytetit?

Pra, të gjitha kartat e tjera i ka të djegura. Me këtë qasje tenton, sado pak, ta përmirësojë 1% të rejtingut, por kot e ka.

Letër e lexuar!