Kreu demokrat tha duke ju përgjigjur pyetjes se një gazetari se, ‘të shtrosh pyetjen “Ja, iku narkodiktatori, po kush do të vijë?” do të thotë të jesh skllav i narkodiktatorit’.
Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, në pothuajse çdo panel televiziv shtrohet një pyetje: “Po iku Rama, kush do të vijë?” A keni ju një përgjigje për një pyetje të tillë?
Shqipëria është disa herë më narkoshtet se Kolumbia që prodhon kokainën, sepse Shqipëria është parajsa e larjes së parave të klaneve më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë.
Nuk e di a e patë një studim të fundit, 80% e ekonomisë shqiptare ishte përqendruar në Tiranë. Iku vendi. 80% e ekonomisë shqiptare në kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit. Katastrofë në rrafshin ekonomik.
Të shtrosh pyetjen “Të ikë narkodiktatori, po kush do vijë?”, do të thotë të jesh skllav i narkodiktatorit.
Po Shqipëria, në historinë e saj ka një njeri që ndërtoi narkoshtetin. Dhe unë jam i bindur se ka qindra e qindra politikanë, intelektualë, çdo gjë tjetër, të cilët nuk do e mbajnë kurrë në këmbë narkoshtetin, por do e zbërthejnë, do e shkatërrojnë, dhe do rivendosin shtetin ligjor.
Të konsiderosh të domosdoshëm Edi Ramën, dëshmon se je lidhur kokë e xhep me paratë e tij të krimit. Me narkoregjimin e tij.
Është unik, jo vetëm për Shqipërinë po për Europën. Absolutisht, atë detyrë mund ta kryejnë mijëra e mijëra shqiptarë, të vendosur në atë post, pakrahasimisht më mirë, në qoftë se ata konsiderojnë drogën si superfuqinë të të keqes për këtë vend.


