A do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së në 2029? Ambasadorja e BE-së: S’kam arsye për të dyshuar! Është sfidë, por mendoj se mund ta arrini

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, iu përgjigj pyetjes nëse Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2029.

“Shqipëria mori dje udhërrëfyesin, ku nuk ka më gjëra të tjera shtesë, por merr parasysh synimin e Shqipërisë dhe kalendarin që i ka caktuar vetes. Është e mundur, por është punë shumë sfiduese, sepse pjesa e fundit është ritmi i fundit që duhet t’i japësh vetes.